Report TV -Ishte vetëm në banesë, fqinji vret 77-vjeçarin me thikë në Skrapar, arrestohet

Report TV 2020-05-11

Views 0

SKRAPAR-Një 77-vjeçar është vrarë me thikë nga komshiu pasditen e sotme në Berat. Viktima është Ramadan Çela. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Jaupas. Sipas policisë autori i vrasjes është Hamza Çeka 37 vjeç, i cili e qëlloi të moshuarin me thikë pas një konflikti. Ramadan Çela ndodhej i vetëm në banesë në momentin që është qëlluar nga 37-vjeçari dhe si pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Share This Video


Download

  
Report form