Ora News - Qëndresa Qytetare padit në gjykatë Ministren Shahini: Anulo zgjedhjet në Universitete

Ora News Lajme 2020-05-11

Views 2

#tvora #rtvoranews
Organizata Qëndresa Qytetare ka paditur në gjykatë ministren e Arsimit Besa Shahini për udhrin e dhënë për mbajtjen e zgjedhjeve në Universitet.

Në padi, ata kërkojnë që të anulohen zgjedhjet e 12 qershorit në universitete, pasi studentët nuk kanë mundësi që të marrin pjesë për shkak të karantinës dhe gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të koronavirusit.

Zgjedhjet për drejtuesit e rinj të universiteteve publike janë kthyer në një debat për shkak të pamundësisë së studentëve për të marrë pjesë në këto zgjedhje, pasi sipas urdhrit të Ministrisë së Arsimit, fushata duhet të nisë më 11 maj dhe zgjedhjet të mbahen më 12 qershor.

Ekspertët dhe Universiteti i Tiranës kanë dalë kundër këtij vendimi, ndërsa Ministria e Arsimit ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Por Komisioni Institucional i Zgjedhjeve në Universitetin i Tiranës ka marrë vendimin të shpallë hapjen e regjistrimit të kandidatëve për rektor e anëtar senati që më 4 prill, duke shkaktuar kështu një kaos për procesin zgjedhor.

Dy ditë më parë, Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni firmosi shkarkimin nga detyra të Kryetares së Komisionit të Zgjedhjeve Majlinda Keta dhe katër anëtarëve të tjerë.

Pak pas padise, ministrja Shahini deklaroi shtyrjen e dates se zgjedhjeve ne Universite

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/qendresa-qytetare-padit-ne-gjykate-ministren-shahini-anulo-zgjedhjet-ne-universitete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form