Takimi me studentët e Univeristetit të Shkodrës dhe ministres së Arsimit, Besa Shahinit i vendosur për tu mbajtur pasditen e sotme dështoi. Arsyeja duket se ka qënë prania e kamerave dhe medias, deklaratat për të cilat nga të dyja palët janë kontradiktore.
Jashtë Universitetit, teksa ministrja po futej në makinë për tu larguar nga ambjentet ku edhe do të zhvillohej takimi, një prej studenteve tha: Përderisa kjo nuk pranon kamerat do të thotë që ne jemi në të drejtën tonë.
Më pas në një prononcim për mediat e pranishme, njëri prej studentëve tha se ngjarja e ndodhur ishte e padëshiruar pasi ata donin që ta zhvillonin takimin me ministren për të cilën kishin shumë pyetje sa i përket Paktit për Universitetin.
?Ka ndodhur një incident i padëshiruar. Kërkuam praninë e kamerave, ato nuk u pranuan. Ministrja nuk pranon kamerat dhe nuk takon studentët. Ministrja largon dhe braktis studnetët. Na tradhëtoi dhe braktisi sallën sepse pyetjet dhe përgjigjet e saj do t?i dëgjonte e gjithë Shqipëria. Kishim shumë pyetje për të. Ligji i Arsimit të Lartë është ligj klientelist. Ne i presim sërish nëse ata duan që të ndërmarrin reforma konkrete.?
Ndërsa ministrja e Arsimit Besa Shahini ka reaguar pas refuzimit të studentëve të Universitetit të Shkodrës për zhvilluar takimin e vendosur me ta për të diskutuar lidhur me Paktin për Universitetin. Për të zhvilluar takimin me të, studentët kishin kërkuar që në sallë të mos kishte prani kamerash dhe kamerash.
?Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për Paktin për Universitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë,?- shkruante ministrja pas anulimit të takimit.