Rritet stoku i rimbursimit të TVSH-së, arrin në 12.5 mld lekë! Dy kompani morën 'pjesën e luanit'

Report TV 2020-05-10

Views 0

Rritet përsëri stoku i rimbursimit të TVSH-së. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve stoku i rimbursimit arriti në 12.5 miliardë lekë në fund të muajit mars, nga 11.3 miliardë që ishte në fund të dhjetorit 2019. Në prezantimin e paketës fiskale për vitin 2020 në komisionet parlamentare u tha nga Ministria e Financave se do të rimbursohen 21 miliardë lekë, ndërkohë në 3 muajit e parë të vitit janë dhënë vetëm 3,08 miliard lekë.

Nga kjo vlerë e rimbursuar 1.28 miliardë lekë kanë shkuar për 2 biznese të mëdha, ku pjesa më e madhe i takon projektit TAP dhe kaskadës së Devollit, ndërkohë që 1.80 miliardë lekë ka shkuar për 204 kërkesa për rimbursim.

Share This Video


Download

  
Report form