Lera: Stoku i rimbursimeve të TVSH-së 2 mld lekë, na krijoi vështirësi TAP dhe një kompani turke

Ora News Lajme 2018-11-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera tha në "Ekopolitikë" në Ora News, se aktualisht stoku i rimbursimeve të TVSH-së është 2.2 miliardë lekë, sipas të cilit nuk është një stok problematik.

Lera: Në rimbursimet e prapambetura ne kemi një stok prej 2.2 miliardë lekë, rreth 20 milionë dollarë. Ne nuk mund të zbatojmë ligjin në mënyrë perfekte dhe brenda 30 ditëve të rimbursojmë çdo biznes. Ne rimbursojmë rreth 1.5 miliardë lekë çdo muaj. Pse në vitin e fundit u rëndua situata? Sepse ne patëm dy, tre faktorë. Projekti TAP, solli një kërkesë rimbursimi të menjëhershme rreth 13 miliardë lekë. Në një periudhë kur ne rimbursonim 13 miliardë në vit, ajo i kërkoi me një herë. Kemi një kompani turke që kërkoi rimbursim TVSH-je 4 miliardë lekë. Shto kërkesat për rimbursim të eksportuesve, ne nuk ishim në gjendje të bënim një rimbursim të menjëhershëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lera-stoku-i-rimbursimeve-te-tvsh-se-2-mld-leke-na-krijoi-veshtiresi-tap-dhe-nje-kompani-turke

Share This Video


Download

  
Report form