Emisioni 112, ep 23 - Dy vjeçari mbyll nënën në ballkon / Era e keqe nga apartamenti alarmon banorët

Report TV 2020-05-10

Views 0

Në episodin 23 do të ndiqni: 2-vjeçari mbyll derën e ballkonit dhe lë nënën jashtë / Era e keqe nga apartamenti alarmon banorët (Pamjet nga ndërhyrja e zjarrfikësve në dy situata)
VIDEO/Banorët e pallatit telefonojnë 112: 'Vjen erë e keqe nga apartamenti sikur ka vdek njeri!'
VIDEO/Xhiro me biçikleta gjatë ndalim lëvizjes dhe pa ID me vete, Shqiponjat shoqërojnë 3 djemtë.

Në këtë episod të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 3 në kryeqytet. Ne ju sjellim video ekskluzive nga puna e përditshme e Policisë së Shtetit gjatë këtyre ditëve të vështira që vendi po kalon, ndërsa efektivët e policisë vijojnë detyrën në ndihmë të qytetarëve pavarësisht rrezikut nga COVID-19. Në episodin e sotëm ata së bashku me zjarrfikësit reagojnë në dy situata pas telefonatave nga qytetarët.

Gazetar: Antonio Çakshiri
__________

TIRANË - Në këtë episod të Emsionit 112, efektivët e policisë dhe zjarrfikësit reagojnë pas një thirrje për ndihmë nga një zonjë që ka mbetur jashtë në ballkonin e katit të 6-të. Fëmija i saj 2-vjeçar kishte mbyllur derën e ballkonit ndërsa nuk e hapte dot më. Qytetarët që panë zonjën duke bërtitur nga ballkoni në pamundësi për të thyer xhamin e derës kërkuan ndihmën e policisë dhe zjarrfikësve. Në emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim ngjarjen e plotë nga telefonata dhe përmes pamjeve ekskluzive nga kamera e trupit të efektivit të policisë ndërhyrjen e zjarrfikësve për të shpëtuar zonjën e cila kishte lënë edhe sodën ndezur me djalin 2-vjeçar në apartament.

Në orët e mbrëmjes një telefonatë shqetësuese vë sërish në veprim policinë dhe zjarrfikësit në zonën e Brylit. Informacioni i dhënë është për aromë të keqe nga një apartament ndërsa dyshohet se dikush mund të ketë ndërruar jetë aty.

Ju sjellim pamjet ekskluzive nga kjo ngjarje në videon e mësipërme, ku të ndiqni ndërhyrjen e plotë të zjarrfikësve edhe në këtë rast ndërsa ata përgatiten për më të keqen. Shikoni emisionin e plotë për të parë se çfarë ndodh!

Përgjatë emisionit transmetojmë edhe momente nga puna e policisë gjatë orëve të ndalimit të lëvizjes ndërsa Shqiponjat dhe Shigjetat shoqërojnë 3 djem në Komisariatin nr. 1 pasi bënin xhiro me biçikleta dhe nuk kishin as kartë Identiteti me vete.

Share This Video


Download

  
Report form