Shtëpia e fëmijës "mbyll" dyert, varfëria detyron nënën të braktisë foshnjën e saj

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Vlorë - Ka kërkuar përkrahjen e instancave shtetërore, për t'u përkujdesur për foshnjen e saj, por Klodiana Rakipaj nuk është përkrahur nga askush. Nëna e re, e cila ka vetëm 40 ditë që ka sjellë në jetë një foshnje, për shkak të kushteve ekonomike ka qënë e detyruar t'i drejtohet shtëpisë së fëmijës në Vlorë, por për çudi në vend të ndihmës asaj i është "përplasur" dera në fytyrë.
E ndërsa mjerimi dhe skamja e kanë detyruar këtë nënë të re, të heqë nga krahët foshnjen e saj, proceduart për përkujdesje duhet të kalojnë më parë nga Këshilli Bashkiak. Nënë e tre fëmijëve, Klodiana endet rrugëve e papunë, ndërkohë që sëmundja e bashkëshortit të saj, rëndon edhe më shumë gjendjen e kësaj familje. Por për t'i ofruar një mënyrë jetese në të mirë fëmijës së saj të sapo ardhur në jetë, çuditërisht të gjitha organet shtetërore në Vlorë ngrejnë supet.

Përballë një jete të tillë plot probleme dhe peripecish që fati kishte rezervuar për të, Klodiana duket se tashmë është dorëzuar përfundimisht. Dashuria e saj për fëmijën, e detyron këtë nënë të kërkojë një strehëz, e cila do e mbajë fëmijën larg syve dhe krahëve të saj, por të paktën do të jetë e sigurt. Vitet e fundit në qarkun e Vlorës fëmijët e lënë për përkujdesje pranë shtëpisë së fëmijës ka shënuar rritje, ku shumë janë raste të ngjashëm me historinë e Klodianës, e cila duhet mbështetur duke eleminuar në këtë mënyrë edhe ndonjë ngjarje të dhimbshme për fatin e vogëlushes.

Share This Video


Download

  
Report form