Rama: Gati te ulem me Meten dhe Bashen |Lajme - News

RTV KLAN 2020-05-10

Views 1

Në ditën e Europës kryeministri ka zbuluar emrin e të përzgjedhurit si kryenegociator pas zyrtarizmit të çeljes së negociatave me BE.
Por si pjesë të përgatitjeve për konferencën ndërqeveritare, Shqipëri-BE, Rama ka planifikuar dhe një takim me të gjitha palët politike në Tiranë, përfshirë Presidentin dhe kreun e opozitës. Qëllimi: Uniteti kombëtar për këtë çështja të jetë i dukshëm dhe në sytë e Brukselit.
? Ne jemi gati për t'u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t'u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër?.
Në krah të ambasadorit të BE në Tiranë, Rama veç falenderimeve për mbështetjen që po jep BE për përballimin e situatës si për Covid 19 dhe tërmetin e 26 Nëntorit, u jep përgjigje dhe akuzave për menaxhimin e fondeve.
?Puna me sistemin shëndetësor vazhdon falë edhe BE, për ata që thonë se paratë e BE janë vjedhur u them se ato sapo kanë filluar të rimbursohen, s?janë para që vijnë me valixhe por fonde që strukturohen dhe monitorohen nga vetë BE. Falenderoj në fund BE që na rrinë pranë në çdo hap??
Veç parave të lëvruara tashmë ambasadori Soreca detajon dhe atë që pritet të vij në gjysmën e dytë të vitit.
?230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut.. Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën?.
Kryeministri flet dhe për vështirësisë së vendimmarrjes për hapjen e turizmit megjithatë është besimplote së përgjegjshmëri qytetare nuk do ta kthejë situatën në pikën zero për t?ju rikthyer masave të izolimit në rast të shtimit të numrave të të prekurve.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS