Ora News - Rama pranon vetingun në politikë: Gati të ulem me Bashën. T'i ndajmë me libër shtëpie

Ora News Lajme 2018-09-07

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama thotë se është dakord me PD-në me nismën për vetingun e politikanëve. Dhe se është gati për tu ulur në tryezë me kryetarin e PD-së për këtë çështje.

"S'jemi këtu për të mundur Lulin. Meqë ra fjala tek Luli po bën po atë gabim që bëri. Normalisht që atyre që janë mbi 18 vjeç u lejohen gabime të reja por të përsëritshme nuk është shenjë e mirë. Por unë jam shumë dakord për vetinguin.

Jam gati. Shyqyr që u katandis Luli ta bëjë këtë punë por e gjithë çështja është se kjo të mos jetë e lidhur me reformën në drejtësi që të kthehet mbrapsht reforma në drejtësi. Ai vetingu tjetër do vazhdojë. Këtë vetingut që i ka lindur në zemër Lulit unë jam gati. E jam gati ta nisim nga unë personalisht. Se nuk besoj se do kërkohet një komision bipartizan ta bëjë këtë punë nuk ma ha mëndja."

E kemi shumë seriozisht. Kam ngakuar Taulant Ballen te takon Edmond Spahon, Don Agacin e Bledi Çuçin të komunikojë me Oerd Bylylbashin por vetingun e drejtësisë do e çojmë deri në fund dhe thëllanzat dhe gjithë zogjtë e tjerë do fluturojnë një herë e mirë atë fole dhe ajo fole do bëjë drejtësinë që duhet.

Le ti ndajmë me libër shtëpie, siç me libër shtëpie e kanë bërë politikën në 25 vjet, me libër shtëpie ti bëjmë të gjitha. Kush e ka librin me faqe që mungojnë të fusë librin në sqetull dhe të mos merret më me politikë dhe të qepë gojën. Të tjerët të shpëtojnë njëherë e mirë nga kjo politikë mizerabël me libër shtëpie.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-gati-te-takoj-bashen-gati-te-nis-vetingun-nga-une

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS