Ora News - Teatri Kombëtar, Meta: Rama të reflektojë, ose padi tjetër në Gjykatë Kushtetuese

Ora News Lajme 2020-05-10

Views 0

#tvora #rtvoranews
Kreu i Shtetit Ilir Meta i kërkon qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës që të tërhiqen nga shembja e godinës së Tetarit Kombëtar. Duke lajmëruar një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje Presidenti shprehet se për kalimin e objektit në pronësi të Bashkisë është përdorur një procedurë ekstraligjore, kriminale dhe antikushtetuese.

Tirane- ?Teatri Kombëtar? rikthen sërish përplasjen institucionale mes Presidentit dhe qeverisë. Vendimin e Këshillit të Ministrave për t?ja kaluar këtë truallin dhe godinën në pronësi të Bashkisë së Tiranës, me qëllim ndërtimin e një godinë të re, Ilir Meta e quan antikushtetuese, madje lajmëron një tjetër padi në Gjykatën Kushtetuese.

"Çdo veprim apo vendim për të cenuar godinat e Teatrit Kombëtar është jashtë çdo llogjike të funksionimit të shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit në Shqipëri dhe do të dhunonte në mënyrë kriminale rendin kushtetues, në kundërshtim të plotë edhe me interesin publik dhe kombëtar. Këshilli i Ministrave dhe Bashkia e Tiranës, duhet të mos ndërmarrin asnjë veprim të mëtejshëm që cenojnë kompleksin e godinave të Teatrit Kombëtar."

Teatri Kombëtar më 24 mars u listua në objektet e trashëgimisë europiane, ndaj Presidenti thotë se vijimi i kësaj veprimtarie shtetërore për prishjen e godinave të Teatrit Kombëtar në këtë moment, do të dëmtonte rëndë imazhin dhe kredencialet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe familjen europiane

Ndaj ai ka një thirrje për qeverinë

"Çdo veprim i mëtejshëm dhe mungesa e reflektimit mbi këtë çështje e detyron Presidentin e Republikës që në ditët në vijim të paraqesë një kërkesë të re pranë Gjykatës Kushtetuese, për shpalljen antikushtetues jo vetëm të ligjit special nr. 37/2018, por tanimë edhe të Vendimit nr. 377, datë 8 maj 2020 të Këshillit të Ministrave, apo të çdo akti tjetër të lidhur me të."

Kreu i shtetit përkrah reagimin e qytetarëve ndaj këtij vendimi të qeverisë, duke shpresuar në një reflektim të kësaj të fundit në ditët në vijim.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/meta-reagon-teatrin-kombetar-procedura-ektraligjore-rendon-poziten-antikushtetuese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form