#rtvora
Presidenti, Ilir Meta, me anë të një videoje të publikuar në facebook thekson se në kohën kur Edi Rama ishte Ministër Kulture kërkonte ta mbronte trashëgiminë kulturore të Tiranës dhe jo ta prishte. Gjithashtu Kreu i Shtetit bën me dije se mbrojtja e tij për Teatrin është në koherencë që prej 20 vitesh kur shërbente si Kryeministër.
Pavarësisht se shumica e politikanëve kanë marrë pushimet verore, presidenti Ilir Meta ndodhet ende në zyrën e tij.
Me anë të një videoje në facebook, Kreu i Shtetit kërkon të tregojë se Edi Rama në kohën kur ishte në postin e Ministrit të Kulturës nuk mendonte se duhej prishur qendra historike e Tiranës.
Rama deklaron në intervistën e vitit 2000 me Blendi Fevziun: "Kjo iniciativë është një përputhje mes studimit të Institutit të Monumenteve dhe vullnetit të plotë të Kryeministrit për të vendosur një veto të fortë të qeverisë dhe timen personalisht në mbrojtje të të qendrës historike të kryeqytetit. Duke parë që bashkia e Tiranës nuk e ka bërë por e ka lën si testament tani në fund kjo inisiativë e kryeministrit do nxjerrë bulevardin nga errësia në dritë."
Me anë të këtij postimi, Kreu i Shtetit i tregon mazhorancës se nuk po mban anën e opozitës, por po mbron trashëgiminë kulturore të kryeqytetit, gjë që e ka bërë edhe në kohën kur ishte Kryeministër në vitin 2000.
Meta: ?Të gjitha qëndrimet e mia në mbrojtje të trashëgimisë historike e kulturore të Tiranës, kanë qenë dhe janë në koherencë të plotë për këtë çështje prej 20 vitesh. Dëgjoni ju lutem kryeministrin aktual, z.Rama se si e konfirmonte këtë fakt në vitin 2000, kur shërbente me devocion të jashtëzakonshëm si ministër Kulture, në qeverinë që unë drejtoja".
Nga ana tjetër, Ilir Meta, bën me dije se me anë të një letre dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar për të konfirmuar mbështetjen e tij në apilikimin e saj për t?u drejtuar organizatës prestigjoze ?Europa Nostra? për mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Kombëtar Eksperimental.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/teatri-kombetar-meta-nxjerr-videon-e-vitit-2000-si-ka-ndryshuar-qendrimin-rama
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz