“Zero shanse për azil”/ Riatdheson 49 shqiptarë nga Franca dhe Luksemburgu

Top Channel Albania 2020-03-04

Views 1

49 shtetas janë riatdhesuar mes tyre familje me fëmijë, të cilëve u është refuzuar azili.


Nëpërmjet një fluturimi me charter nga Metz, Nancy, kanë mbërritur në Rinas 49 shtetas shqiptarë, mes tyre familje me fëmijë, nga të cilët 5 janë kthyer nga Luksemburgu dhe 44 nga Franca.

Veç bashkëkoordinimit Francë ? Belgjikë dhe Francë ? Holandë, kësaj radhë kanë marrë pjesë Luksemburgu dhe eskorta e Policisë Kufitare shqiptare.

Policia Kufitare në Rinas mori masa për sigurimin e tyre në ambientet e përcaktuara për këtë qëllim, deri në përfundim të procedurave nga specialistët e Policisë Kufitare.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë për të gjithë ata shtetas që synojnë të udhëtojnë në hapësirën SCHENGEN, me qëllim kërkimin e azilit, të mos bëjnë përpjekje të kota, pasi shanset për të fituar azil janë zero.

Ndërkohë, Policia Kufitare ka shtuar masat gjatë intervistimit, për arsyet e lëvizjes në hapësirën SCHENGEN, si dhe masat në kufirin e gjelbër.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SCHENGEN#Azil#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form