Report TV - Franca rikthen 30 shqiptarë, Voda: Shanset për azil janë zero.

Report TV 2017-08-09

Views 2

30 shqiptarë të cilët kishin shkuar për azil në Francë, janë rikthyer sot në vend tonë.

Duke shfrytëzuar këtë rast, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme Rovena Voda, ka bërë edhe njëherë të qartë se shanset për azil janë zero, pasi sipas saj, Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

?Jemi përsëri në Rinas, këtu në një operacion tjetër të riatdhesimit të azilkërkuesve shqiptarë të kthyer nga shteti francez nëpërmjet një charteri.
Jemi këtu për të dhënë një mesazh të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, për t'u thënë se shanset për azil në vendet e BE janë zero.
Tashmë prej 3 vitesh Shqipëria është në listën e vendeve të origjinës së sigurt, pra një vend i sigurt ku qytetarët e tij, shanset, e theksoj dhe një herë për të kërkuar azil, janë zero.
Ndaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të jenë ndërgjegjshëm që sigurisht lëvizja e lirë nuk do t'u cënohet.
Patjetër që ata kanë të drejtë brenda kufijve të zonës Schengen të lëvizin, kanë lirinë e tyre, por duhet të respektojnë patjetër edhe rregullat e kësaj lëvizjeje.
Mendoj se ky mesazh duhet të jetë i qartë për të gjithë?, tha Voda.

Share This Video


Download

  
Report form