http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autoritetet shendetsore ne vlore i kane percjelle institutit te shendeti publik mostrata e analizave te tre personave qe kane shfaqur shenja klinike te ngjashme me ato te koronavirusit.Drejtori i kujdesit shëndetësor, Kujtim Llapi eshte shprehur se më herët janë përcjellë dhe tre mostra të tjera të cilat kanë rezultuar negativë.Personat e dyshuar janë paraqitur me temperaturë të lartë në pikat e kalimit kufitar, ndërsa pritet të verifikohen nëse janë të prekur apo jo nga virusi COVID 19.Ndërkohë Ministria e Shëndetësis ka deklaruar se janë 36 raste të testuara deri në këro momente, të cilat kanë rezultuar negative.Nga ana tjetër si pasojë e frikës nga koronavirusi, ka rënë fluksi i lëvizjeve të qytetarëve në pikën kufitare të Kapshticës.Autoritetet shendetesore kanë rritur kontrollet në këtë pikë kufitare si dhë atë të Qafë Thanës.