Asnje rast me koronavirus ne Shqiperi

RTV KLAN 2020-03-04

Views 0

Asnjë prej 5 rasteve të dyshuara që u analizuan për koronavirus nuk rezultoi pozitiv. Ekspertët e shëndetësisë konfirmuan kështu se Shqipëria ende vijon të jetë e paprekur nga COVID-19 e cila është përhapur në 20 shtete europiane.

?Gjatë ditës së djeshme janë testuar 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP, nga ku në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 36. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID-19. Rastet kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar te koronavirusit te ri?, thotë Eugena Tomini, përfaqësuese e Task-Forcës.

Thirrjet në drejtim të shërbimit të Urgjencës Kombëtare kanë ardhur në rritje, por jo të gjitha kanë të bëjnë me koronavirusin.

?Në 24 orët e fundit thirrjet kundrejt numrit 127 kanë arritur nivelin e 1649 telefonatave, nga të cilat 39 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksion viral respirator dhe histori udhëtimi me Italinë?.

Sa i takon udhëtarëve në 24 orët e fundit, nga të gjitha pikat kufitare kanë hyrë 17.830 persona të cilët janë monitoruar nga strukturat shëndetësore për koronavirusin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form