Manastirliu: Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri! Jo koha për mbyllje të shkollave e kufijeve

Report TV 2020-02-24

Views 3

TIRANE- Shqipëria nuk ka asnjë rast deri më tani të prekur nga koronavirusi, ndërsa i vetmi i dyshuar si i infektuar i është nënshtruar analizës në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, ku pavarësisht se ende nuk ka dalë përgjigjja zyrtare, drejtoresha e ISHP Albana Fico, tha se rasti është negativ. Në mbledhjen e Task-Forcës për masat parandaluese të koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, tha se bluzat e bardha dhe policia kufitare janë në gatishmëri, por pavarësisht përhapjes së virusit në Italinë fqinje, risku brenda Shqipërisë është shumë i ulët. Ministrja tha se është shpërndarë protokolli kombëtar në të gjitha institucionet e shërbimit shëndetësor sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dhe se të gjitha bluzat e bardha po trajnohen nga inspektorët e ISHP-së.

Share This Video


Download

  
Report form