Ganiu konfirmon vendimin për emrat e shkollave

alsatmtv 2020-03-04

Views 0

Regjistri Qendror ka kaluar emrat e dy shkollave të Çairit, të cilat për vite të tëra u shfrytëzuan për manovrime politike. Megjithatë mbeten të paqarta procedurat e emërtimit të shkollave. Ministri i Arsimit Arbër Ademi u lavdërua se tanimë është mbyllur çështja me emrat e shkollave. Ademi dokumentet e Regjistrit Qendror i publiko në facebook duke theksuar se shkolla fillore ?Nikolla Vapcarov? tani e tutje është ?Imri Elezi?, ndërsa ?Rajko Zhinzifov? emërtohet ?Ismail Qemali?. Megjithatë zv/ministrja e Arsimit nga radhët e LSDM-së, Elizabeta Naumovska tha për Alsat se për vendimi për ndërrimin e emrave të shkollave ë Çair nuk është bërë edhe me pëlqimin e saj. Sipas Naumovskës, ministri i Arsimit nuk e ka njoftuar për ndryshimet e bëra dhe paralajmëroi shqyrtimin e vendimit, nëse i njëjti është legjitim. Nga ana tjetër ndërrimin e emrave për Alsat e konfirmoi edhe kreu i Çairit Visar Ganiu, por pa sqaruar nëse vendimi ka kaluar është në Këshillin e Komunës së Çairit ku votimi është me Badenter. Për ndërrimin e emrave të dy shkollave të Çairit ndër vite ka pasur përplasje dhe premtime të shumta politike. Prej disa vitesh u ndërruan tabelat e shkollave në fjalë, por jo edhe në aspektin formal-juridik. Përderisa qëndronin tabelat në gjuhën shqipe para hyrjeve të këtyre dy shkollave në Çair, nxënësit shqiptarë vazhdonin t?i merrnin dëftesat me emrat e vjetër.

Share This Video


Download

  
Report form