'Emrat e shkollave', gjobat merren në shqyrtim

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Krahas kërcënimeve se do të gjobiten drejtorët e shkollave fillore në Çair që ndërruan emrat e shkollave, një ditë pas skadimit të afatit, Inspektorati shtetëror i arsimit doli me kumtesë se të njëjtët do të ndiqen edhe penalisht. Në kumtesën e Inspektoratit thuhet se në pajtueshmëri me Ligjin për arsim fillor janë dhënë vërejtje ndaj shkollave me propozim për shkarkim të drejtorëve si nga këshilli i shkollave ashtu dhe kryetari i komunës. Gjithashtu në kumtesën e lartpërmendur thuhet se Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka përgjegjësi ligjore për të vepruar në largimin e tabelave, andaj ka dërguar njoftim deri në institucionet të cilat e kanë këtë përgjegjës, por pa saktësuar se cilat janë ato institucione që e gëzojnë këtë të drejtë .
Por kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë në mbrojtje të plotë të drejtorëve të shkollave. Ai tha se drejtorët nuk kanë vepruar në bazë të vullnetit të tyre por sipas vullnetit të popullit që jeton në këtë komunë.
"Ky është vullnet i popullit, ka filluar prej këshillit të prindërve, këshillit të shkollës dhe këshillit të komunës, andaj para se të mendoj Ministria se si do ti dënojë ata katër drejtorë le të mendoj se cili do të jetë ai mekanizëm që mund ta heq vullnetin e popullit shqiptar në Komunën e Çairit. Pra, ai mekanizëm nuk ekziston dhe këto veprime janë të kota, veprime skandaloze", ka deklaruar kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti.
Kryetari i komunës Mexhiti gjithashtu paralajmëroi se do ngrihet padi penale ndaj ministrit të Arsimit Pançe Kralev, pasi sipas tij nuk ka përmbushur obligimet që ka në përgjegjësi.
"Duke pa krejt këtë situatë nuk na mbetet asgjë tjetër përveç se këto ditë të ngremë procedurë gjyqësore ndaj ministrit për shkak se nuk e kryen detyrën sipas ligjeve dhe sipas obligimeve që i ka..Andaj procedura gjyqësore do të ngrihet në bazë të ligjit për procedurën e përgjithshme administrative dhe të ligjit për pushtet lokal ku parashihet nëse institucioni nuk jep përgjigje ndaj kërkesës së komunës brenda dy muajve nënkupton që vendimi është pozitiv. Meqë ministri i arsimit zoti Kralev nuk i është përgjigj kërkesës së shkollave dhe komunës për ndërrimin e emrave, për verifikimin e statuteve jo dy muaj por 8 muaj, me automatizëm sipas këtyre ligjeve nënkuptohet që këto vendime janë pozitive dhe janë ligjore dhe duke u bazuar në këtë janë vendosur edhe tabelat në Komunën e Çairit", theksoi Mexhiti.
Zënka mes Ministrisë së Arsimit dhe shkollave në Komunën e Çairit ka filluar prej tre javësh. Gjithçka filloi më 31 gusht, tre ditë para fillimit të vitit shkollor, kur drejtorët e katër shkollave vendosën t''i ndryshojnë emrat e shkollave me emra të figurave të njohura të historisë shqiptare. Pas kësaj pasuan shumë kërcënime nga Ministria e Arsimit. Por pavarësisht këtyre kërcënimeve, prej një jave është hequr edhe busti i Rajko Zhinzifovit, i cili prej disa dekadash qëndronte në oborrin e tashmë shkollës me emrin e shpallësit të pavarësisë së shtetit shqiptar, Ismail Qemali....

Share This Video


Download

  
Report form