TIRANË - Në një komunikim ekskluziv me Report Tv nga paraburgimi i Bënçës në Tepelenë, kunati i Henri Çilit, Gazmir Ajdini, thotë gjithçka sipas versionit të tij.
Ai është arrestuar me një sasi të vogël lënde plasëse në makinë siç u shpreh. Por thotë se për të bërë të madh aksionin "Mezhgorani" ku u prangos edhe kunati i tij Henri Çili, arrestuan edhe 30 veta të tjerë që ai nuk i njeh. Gazmir Ajdini akuzon se e gjitha është politike dhe për t'i prishur imazhin kunatit të tij. Më kapën lëndë plasëse në dorë një sasi të vogël. Unë kam qenë vetëm në makinë. Pas meje kishin kapur 30 veta, 15 kanë ardhur këtu (në paraburgimin e Bënçës), nuk i njoh fare. I futën 30 veta që të bënin show, për të prishur imazhin e Henrit.I futi të gjithë bashkë që t'i prishte imazhin Henrit, se janë çështje të ndryshme, nuk kanë lidhje me përgjimet e mia. Unë kam folur me 2-3 veta, këta fusin 30 veta. Del Ard Veliu e bën show me emrin e Henrit, del Erjon Braçe e bën show, për këto muhabete duhet të jetë bërë politike gjëja. Prokurori është xholi i parë, se ç'a ka mbrapa një zot e di", thotë Ajdini.Gazmir Ajdini thotë se i vjen keq për vdekjen e efektivit të RENEA-s në vitin 2015 gjatë aksioni policor anti-marijuanë në fshatin e Gjirokastrës, Lazarat, që dikur lulëzonte kanabisi. Ai shpreh keqardhje mbi të gjithë si një besimtar mysliman që ai ishte, pasi siç thotë, edhe Gazmir Ajdini, është i besimit islam, dhe falet. Por e vërteta sipas tij, është krejt tjetër. Duke marrë parasysh që ai ka qenë në qeli me Alikot, kur është ndodhur më herët në burg në episode të tjera dhe akuza të tjera, ka dëgjuar versionin e tyre. Ajdini thotë se e mori përsipër t'i gjente avokat të dënuarit me burgim të përjetshëm për vrasjen e policit, pasi besonte se Arbjon Aliko është i pafajshëm.
"Më vjen keq për vëllain se ka qenë vëlla mysliman më vjen shumë keq që ka vdekur, se edhe unë falem, por nuk ka lidhje me dosjen. Është bërë e pamundura që të zbardhej e vërteta, nuk është kërkuar asgjë e jashtëligjshme", tha Ajdini.