Ruzhdi Tasuni i penduar dhe në lot para gjykatës: Nuk duhej të kisha arritur deri këtu

Top Channel Albania 2020-03-02

Views 3

Po zhvillohet sot seanca ndaj Ruzhdi Tasunit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes Hajdijes, nënës së tre vajzave të tij. Prokurorja e çështjes tha se në pjesën e pasme dhe të majtë të kokës viktima ka pasur 6 plagë.


Edhe në ballë një tjetër plagë dhe në kyçet e duarve. Tasuni ka pranuar vrasjen dhe se ka pasur konflikte të vazhdueshme me të shoqen. Ditën e krimit debatet kanë nisur që rrugës kur shkonin në dyqan.

Akuza kërkoi arrest në burg për shkak të rrezikshmërisë së lartë të personit i cili për krimin e kryer rrezikon jo më pak se 20 vjet deri në burgim të përjetshëm.

Avokati mbrojtës tha se e ka kryer vrasjen në kushtet e tronditjes së fortë psiqike dhe për shkak të konfliktit të çastit.

Autori u shfaq i penduar para gjykatës dhe duke qarë tha se ishte konflikt i çastit.

?Kemi 3 fëmijë të mrekullueshëm, dy prej të cilave doktoresha. I kërkoj falje asaj dhe fëmijëve të mi. Nuk duhej të kisha arritur deri këtu.?

Gjyqtari vendosi arrest në burg për 63-vjeçarin Tasuni, si të vetmen masë të përshtatshme për këtë krim të rëndë.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RuzhdiTasuni#Durres#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS