I penduar me lot në sy: Nuk duhet të kisha arritur këtu! Burg 63-vjeçarit që vrau gruan në Durrës

Report TV 2020-03-02

Views 0

DURRËS - Duke shprehur pendesë dhe i përlotur ka dalë sot para gjykatës së Durrësit, Ruzhdi Tasuni, i cili më 26 shkurt vrau duke qëlluar me metrin metalik në kokë bashkëshorten Hajdije, 58-vjeçare në dyqanin e tyre të metrazheve në lagjen numër 12. Ruzhdi Tasuni, 63 vjeç, sot para togave të zeza ku dhanë masën e sigurisë të arrestit me burg ndaj tij, tha se gjithçka ndodhi në moment, pas konfliktit që nisi në mëngjes mes tyre për disa borxhe, siç ai është shprehur. Në mesdite, situata agravoi, duke bërë që bashkëshorti të qëllojë për vdekje gruan e tij.

"Ne kemi punuar bashkë (ndërkohë qan) - nuk duhet të kisha arritur këtu", tha ai para gjykatësve.Një postim mjaft prekës për nënën e saj të ndjerë, ishte ai i Anës, vajzës së Hajdije Tasunit, e cila shkroi pikëlluar për humbjen dhe sakrificat e nënës së saj për të rritur tre vajza.

Duke mos thënë asnjë fjalë për babanë e saj i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes, Ana tregoi për jetën e vështirë të nënës së saj, Dijes, një grua të zakonshme me fuqi të jashtëzakonshme siç ajo shprehej. Ana Tasuni la të kuptohet se nëna e saj ka kaluar një jetë të vështirë në 30 vite martesë, ndoshta e dhunuar nga bashkëshorti, kur tregoi se ka trokitur në shumë dyer, doktorësh e policësh për hallin e mamasë siç shprehet ajo dhe askush sipas saj nuk u shqetësua.

"Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s'ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s'kam pse shqetësohem, dyer policësh që s'e gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë sime. Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana", shkruante vajza.

Share This Video


Download

  
Report form