#rtvora #oranews
Ermonela Felaj thotë se mazhoranca nuk ka asnjë krizë me Presidentin, por se ky i fundit është në krizë me vetëveten.
Për Ora News, deputetja socialiste thotë se Meta për të mbrojtur pozitat e tij ka thirrur edhe tubimin me 2 mars.
Felaj: Krizën Presidenti e ka me vetëveten dhe për të mbrojtur pozitat e veta është duke thirrur një tubim. Më vjen keq që duhet të vihemi në pozitën e të komentuarit të Presidentit që duhet të ishte shembull i unitetit kombëtar por që sjelljet dhe veprimet e tij nuk kanë pikë lidhje me të qënit simbol i unitetit kombëtar.
Duke komentuar nismën e socialistëve për shkarkimin e tij me Komisionin Hetimor, Felaj u shpreh:
Felaj: Kuvendi ka bërë një veprim që ende nuk është konkluduar por që gjithësesi besoj se ju bë e qartë cilitdo se Presidenti nuk është aspak në rolin dhe pozicionin e tij kushtetues.
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë tha se Operacioni Forca e Ligjit do të vazhdojë dhe u shpreh besimplotë se akti normativ për Anti-KÇK do të miratohet në Kuvend me 5 mars.
Felaj: OFL do të vazhdojë dhe me 5 mars presim të miratojmë aktin normativ dhe në Kuvend. Lufta kundër krimit të organizuar ka qenë një kërkesë e vijuar.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/felaj-presidenti-ne-krize-me-veteveten-anti-kck-ne-e-miratojme-me-5-mars
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp