Është publikuar tanimë vendi karantinë ,në rast se koronavirusi do të përhapet në Shqipëri. Ndonëse është diskutuar për disa vende që mund të shërbejnë si karantinë, ajo që tanimë dihet është, së shtëpia e pushimit e Ministrisë së Mbrojtjes që ndodhet mbrapa meje do të shërbejë si karantinë për personat, që do të vlerësohet se do të duhet të futen në karantinë .
Ndërkohe Ministrja Manastirliu tha se në skenarët që ekspertët kanë parashikuar, që me konfirmimin e rastit të parë, do të vihen ne dispozicion strukturat që fillojnë me spitalin Infektiv në QSUT, me një kapacitet 80 shtretërish dhe 109 punonjës të shëndetësisë. Ministrja thotë se janë përcaktuar bokset, dhomat e izolimit, është investuar në të gjitha linjat e oksigjenit në strukturën e Infektivit, për të bërë të mundur transformimin e këtij spitali, nëse do të kalonim në skenarët e tjerë, që do të ishin deri në 150 raste të prekura.
Ndërkohë autoritetet thonë se të gjithë ata që kthehen nga Italia në Shqipëri kryesisht nga zonat ku janë regjistruar persona të prekur nga Koronavirusi duhet të vet karantinohen edhe nëse në aeroport apo pikat kufitare nga vijnë janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur asnjë simpotmë Coronavirusi ka një periudhë inkubacioni, pra kur nuk shfaq simptoma 14 deri në 28 ditë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Karantin#Durres#TopChannel