Trupi i të riut shqiptar që u vra në Itali, Viktorian Picakut ka mbërritur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Trupi i Picakut ka mbërritur sot rreth orës 08:30 të mëngjesit.
Në Durrës, trupin e pajetë të Picakut e kanë marrë familjarë dhe të afërmit e tij. 24-vjeçari Viktorian Picaku u vra më 2 gusht në sheshin Abazzia në Bari të Italisë. Picaku u ekzektua me 2 plumba një në kokë dhe një në mushkëri. Në familjen Picaku janë për ngushëllime dhjetra persona mes tyre familjarë, të afërm dhe banorë të zonës ?Durrës i ri? ku jetojnë dhe Lekë e Kristina Picaku, dy prindërit e Picakut. Jashtë shtëpisë së prindërve janë vendosur çadra për të bërë ritin mortor.
Picaku ndërroi jetë menjëherë pas të shtënave. Në momentin e sulmit me të ishte edhe vëllai i tij. Dy autorët e dyshuar që vranë të riun shqiptar janë vetëdorëzuar 24 orë pas ngjarjes në polici. Familjarët thanë se shkaku i vrasjes ishte sherri për një vajzë.