'Linditë, qëndresë'...drama e familjes Cara, rrëfimi i policit që humbi të afërmit në Thumanë

Report TV 2019-12-12

Views 1

TIRANE - Me të mësuar se Thumana ishte kthyer në një vend lufte nga 30 sekondat e tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, Sulë Cara ka telefonuar kushërinjtë e tij që jetonin në pallatin e rrënuar 5 katësh, por askush nuk i është përgjigjur. Ka marrë menjëherë makinën dhe është nisur fluturimthi me shpresën se njerëzit e tij të afërt do të jenë gjallë. Në këtë rrëfim për Report Tv, punonjësi i policisë na tregon momentet e trishta në operacionin e vështirë të kërkim-shpëtimit nën gërmadhat në Thumanë. 

?I kam bërë një telefon Albertit në Thumanë, nuk na është përgjigju dhe këtu filluar dyshimet e para. Dhe menjëherë jam nisur për në Thumanë. Kisha një farë frike dhe kështu shkoj. Arrita në orën 5:30 minuta. Aty ishte shemb banesa, ishte vendosur nga strukturat e policisë perimetri i sigurisë. Kërkova të futem brenda, me idenë që aty kam 9 pjesëtarë të familjes, 6 në katin e pestë, Alberti veti i gjatë, ndërsa nusja e xhaxhait ishte në katin e parë dhe kam shkuar drejt derës ku ishte nusja e xhaxhait në katin e parë. Aty kam dëgjuar zërin e Linditës, e cila falë Zotit për momentin që flasim është në Spitalin Ushtarak në gjendje të përmirësuar dhe më njohu nga zëri. I thashë ?Lindita qëndresë?. ?Sulë?, -më tha, ?kam edhe Sadjanën këtu dhe mamin. Ju lutem bëni diçka?. ?Do bëjmë përpjekjen maksimale, mos ki merak?, -i thashë. Gjatë kohës kur erdhën trupat e kërkim-shpëtimit pastaj, në orën 7:20 në momentin që ne mendonim se do të bëhej ndërhyrja e parë, ka qenë një tjetër tërmet aty, ku ka qenë një katastrofë e vërtetë, është shemb banesa, është bërë njësh. Pasi kanë filluar procedurat e shpëtimit të cilat zgjatën vërtetë shumë tre ditë sepse po punonin me kujdes maksimal me idenë që të paktën që mos bëheshin më pjesë, pot ë ishte ndonjë gjallë dhe kanë punuar dhe u jam shumë mirënjohës qoftë strukturave të vendit edhe të shpëtimit të huaj, kanë bërë një punë e cila ka qenë vërtetë në risk për jetën sepse tërmetet ishin në mënyrë të tillë që e bënin shumë të vështirë ndërhyrjen dhe kjo ka qenë një nga arsyet që zgjati gati rreth tre ditë kërkimi dhe ditën e tretë i kemi nxjerrë, të paktën pjesëtarët e familjes Cara?.

Share This Video


Download

  
Report form