Moti i keq, shoqëruar me erë dhe dallgë, ka bërë që dy tragete në Portin e Durrësit të përplasen.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, kur trageti i linjës së Ankonës i cili ka qenë duke dalë nga porti, është përplasur me një traget të linjës se Barit të ankoruar.
Nga përplasja nuk janë shënuar të lënduar në njerëz, po vetëm dëme të vogla materiale.
Me anë të një rimorkiatori, trageti ka mundur të pozicionohet me qëllim nisjen e lundrimit.
Më herët Kapiteneria e Portit të Durrësit njoftoi përkeqësimin e motit ku deti do të kapte forcën 7 ballë duke kërkuar që të bëhet kujdes në lundrim.