Balla për Meten: Po shantazhon ambasadoret!

RTV KLAN 2020-02-25

Views 0

Në kulmin e përplasjes me Presidentin Meta, socialistët e akuzojnë për kërcënim dhe shantazh të diplomatëve të huaj. Taulant Balla nuk komentoi deklaratat për shpërndarjen e parlamentit, por u fokusua tek etiketimet e Metës për ambasadorët e huaj në Tiranë.

?E dinë atë përrallën dhelpra dhe rrushtë, përgjigjen e keni aty, lexojeni me vëmendjen. Nuk jap asnjë koment, refuzoj që të bëj çdo koment drejt një presidenti që tashmë ka humbur çdo sjellje kushtetuese dhe normale për të vijuar për të qenë më president. Por gjithçka ka artikuluar këto ditë, më e rënda është një lloj sjellje ndaj ambasadorëve të akredituar në Shqipëri. Kjo ka të bëjë edhe me atë që është zakoni i shqiptarit, që kjo sjellje me kërcënime me paketime, nuk ka të bëjë me zakonin e shqiptarit. Ne jemi mikpritës, aleatë besnikë të SHBA-së. Presidenti problemet e tjera të lidershipit të opozitës t?i zgjidhë pa zhurmë, të mos shqetësojë qytetarët shqiptarë se ky vit është rindërtimi?.

Kundërpërgjigja, siç është bërë zakon, është bërë nga zëdhënësi i presidentin, i cili rendit disa raste kur maxhoranca e kapur në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, përdor si alibi diplomatët e huaj.

?Ju po vazhdoni t?i keqpërdorni ambasadorët dhe të fshihni të vërtetën e grushtit të shtetit. Si mund të thonë ambasadorët të shkelet Kushtetuta?! Ju e shkelni e thoni na thanë ambasadat! Si mund të thonë ambasadorët që të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese?! Ju e vidhni dhe thoni na thanë ambasadorët! Si mund të thonë ambasadorët falsifikoni në dobi të kapjes së shtetit, siç u kap në flagrancë shoqja Etilda?! Ju i falsifikoni dhe thoni na thanë ambasadorët!?

Pak ditë para manifestimit të 2 Marsit, shumica vendosi të mbledhë Komisionin Hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit. Balla foli dhe për Kongresin 3 ditor të socialistëve, që do të mbahet këtë fundjavë, nga ku do dalë Asambleja e re Kombëtare. Rreziku i koronavirusin dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për të mos qëndruar në ambiente të mbyllura publike duket se nuk do të ndiqen nga selia rozë, që do t?i mbledhë delegatët e saj në Pallatin e Kongreseve.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form