http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i bën thirrjeAlbin Kurtit të mos e pezullojë taksën ndaj mallrave serbe pa njohjen e Prishtinës nga Beogradi zyrtar.Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj thekson se heqja e taksës nga qeveria Kurti siguron pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia?.RAMUSH HARADINAJISH-KRYEMINISTER?Kosova nuk ka asnjë garanci se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë sjell Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Tregu vetëm për njohje!?Thirrja e ish-kryeministrit Haradinaj vjen në një kohë që partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të ndaluar pezullimin e taksës.Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë bërë thirrje disa herë për heqjen e taksave ndaj mallrave serbe.Kryeministri Albin Kurti këmbëngul se pezullimi i saj do të hiqet pas vendosjes së reciprocitetit me Beogradin zyrtar.