Meta: Ta kthejmë 2 marsin në një referendum madhështor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-02-23

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Aktori Neritan Liçaj del në krah të presidentit Ilir Meta dhe mbështet thirrjen e tij për tubim më 2 mars për të mbrojtur Kushtetutën.Në përgjigje të komentit të aktorit, Meta i shpreh falenderimet dhe shkruan se i pret të gjithë artistët heronj dhe patriot për ta kthyer 2 marsin në një referendum ?madhështor të triumfit të sovranit ndaj puçistëve dhe tradhtarëve kudo qofshin?.Kreu i shtetit nënvizon se nëse organizata mafioze rrëmben Gjykatën Kushtetutese, ata do zhdukin jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore dhe kombëtare.?Faleminderit i dashur Neritan! Ju pres me shumë kënaqësi, jo vetëm ju personalisht, por të gjithë artistët heronj dhe patriotë, në 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse organizata mafioze rrëmben në mënyrë anti-kushtetuese Gjykatën Kushtetuese ata do zhdukin, jo vetëm teatrin, por çdo trashëgimi kulturore e kombëtare për llogari të disa oligarkëve dhe organizatës ndërkombëtare. Ndaj është detyra ime si President i Republikës t?i bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të hapë sytë mirë në këto momente deçizive për fatet e kombit dhe demokracisë. Shqiptarët e bashkuar rreth Kushtetutës dhe Flamurit Kombëtar do të fitojnë! Të rivendosim plotësisht rendin kushtetues dhe demokratik siç e ka shprehur vullnetin e tij populli shqiptar me Referendum në 22 nëntor 1998.?Sipas tij, të gjithë ata që po tentojnë të realizojnë grushtin e shtetit përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese janë hipokritë që bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë.?Presidenti i njeh prej kohësh, por tani fytyrat e tyre hipokrite po i zbulojnë të gjithë shqiptarët. Bëjnë si tigra për të frikësuar njerëzit e thjeshtë, por janë vetëm minj përpara popullit shqiptar dhe drejtësisë që do të vijë. U zgjata pak, por ju dhe shumë artistë të tjerë keni vite në protestë për teatrin dhe meritoni mirënjohjen e çdo shqiptari. Ndaj ata do të vinë, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese që dhunohen çdo ditë, por dhe në mirënjohje të protestës tuaj legjendare përballë bandës që nuk njeh Kushtetutë, ligj, konventë ndërkombëtare dhe atdhe.?

Share This Video


Download

  
Report form