Porti i Durrësit mbetet ura lidhëse kryesore e lëvizjes së pasagjerëve mes Italisë dhe vendit tonë.
Autoritetet shëndetësore kane rritur kontrollin, duke e çuar në 5 numrin e mjekëve që operojnë në port nga 2 që ishin më parë. Ata thonë se ndodhen në gatishmëri për kontrollin e pasagjerëve dhe marinarëve të huaj.
Kalaja thotë se kontrollet kanë qenë konstante që në momentet e para të përhapjes së virusit dhe janë treguar vigjilentë për çdo rast.
Në 48 orët e fundit në Portin e Durrësit kanë hyrë rreth 500 shtetas. Mes tyre mjekët nuk kanë hasur asnjë rast të dyshuar.
Tv Klan