Koronavirusi, shtohen masat ne portin e Durresit

RTV KLAN 2020-02-01

Views 0

Autoritet shëndetësore kanë shtuar masat në portin e Durrësit për të parandaluar hyrjen e çdo personi që mund të mbarti koronavirusin. Çdo udhëtar që zbret nga trageti i nënshtrohet kontrollit mjekësor.
Është ngritur karantina me pajisjet antibakteriale të nevojshme, ndërsa një autoambulancë qëndron 24 orë në terminal në rast nevoje.
Xhelal Laçi, ndihmës mjek në repartin e epidemiologjisë shprehet se deri më tani nuk ka pasur raste të dyshuar me koronavirus.
?Gjatë kontrollit që kemi bërë, me termometër në distancë nuk kishte asnjë pasagjer që ishte me shenjat e koronavirusit, këto ditë nuk ka patur asnjë të shoqëruar çdo gjë ka qenë normal. Stafi është në dispozicion për të marrë masa që njerëzit të mos shqetësohen?.
Edhe pse në Itali tashmë janë konstatuar rastet e para, udhëtarët nuk shfaqen të shqetësuar.
Autoritet tona të shëndetësisë kanë deklaruar se vendi ynë konsiderohet ende me rrezik të ulët për përhapjen e virusit.

Share This Video


Download

  
Report form