Reforma Zgjedhore/ Opozita propozon moratorium 4 vjeçar nga vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve

Top Channel Albania 2020-02-21

Views 1

Këtë të enjte është mbledhur sërish tryeza për Reformën Zgjedhore e përbërë nga dy bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, si dhe nga përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.


Opozita jashtëparlamnetare do të shtrojë propozime të reja në këtë mbledhje mbledhjen ku Top Channel ka mësuar se këto propozime kanë të bëjnë me ankimimet e zgjedhjeve, ku opozita kërkon trupë të gjyqësore.

Sipas burimeve të Top Channel opozita jo parlamentare propozon shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtar. Po ashtu opozita do të propozojë moratorium 4 vjeçar nga Vetingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.

Ndër të tjera PD dhe opozita propozojnë që Vetingu për këta gjyqtarë të nisë me mbarimin e mandatit 4 vjeçar në gjykatën e zgjedhjeve. Sipas llogarive të opozitës, moratoriumi prek një numër të papërfillshëm të gjyqtarëve 2-4 përqind të tyre, në varësi të numrit të anëtarëve të kësaj trupe 8 ose 15. PD thotë se është e pamundur që trupa gjyqësore për zgjedhjet të jetë e pandikuar dhe jashtë presionit të vetingut, siç kërkon ODIHR, pasi procesi nuk ka një radhë të fiksuar se kush gjyqtar kalon më veting, duke bërë që të gjithë të jenë të ekspozuar ndaj vendimit të papritur të Komisionit të Vetingut, ndërkohë që gjyqtari mund të jetë duke marrë një vendim të rëndësishëm për zgjedhjet.

Sipas propozimeve të opozitës jashtëparlamentare shorti i përzgjedhjes së 15 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor organizohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligj. Kolegji Zgjedhor i ngritur i ushtron funksionet e veta gjatë gjithë kohëzgjatjes së mbetur të legjislaturës aktuale të Kuvendit, si dhe gjatë gjithë kohëzgjatjes së legjislaturës së Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e para në radhë. Përgjatë kësaj periudhe, ai funksionon për të gjitha llojet e zgjedhjeve, duke zbatuar rregullat e nenit 147 të Kodit Zgjedhor.

Tashmë ky draft ligjor i paraqitur nga opozita jashtëparlamentare pritet që të diskutohet në tryezën e Reformës Zgjedhore që po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ReformaZgjedhore#DamianGjiknuri #TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS