Report TV - Nis vetingu, para dhe shtëpi për gjyqtarët që kalojnë testin

Report TV 2018-05-02

Views 0

Me kërkesën këmbëngulëse të përfaqësuesve të SHBA-BE, me qëllim për ta bërë drejtësinë e re imune përballë fenomenit joshës të korrupsionit dhe çdo ndërhyrje nga jashtë, gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët do të kalojnë me sukses procesin e Vetingut do të kenë një shpërblim të shumëfishtë, të sigurt dhe afatgjatë.

Gjyqtarët dhe prokurorët që do t?i shpëtojnë skanimit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale, do të shndërrohen njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri, si nga pikëpamja ekonomike, nga privilegjet, ashtu edhe në raport me politikën. Konkretisht, njerëzit e drejtësisë aktuale, të cilët do të rikonfirmohen në detyrë, do të kenë një pagë mujore që shkon deri në tre mijë USD. Përveç pagës bazë, e cila do të jetë sa 90 % deri në 106 % e pagës së drejtorit të drejtorisë së përgjithshme në Kryeministri, prokurorët dhe gjyqtarët e deleguar në një rreth tjetër, në largësi më shumë se sa 45 km, do të përfitojnë edhe 60 % të pagës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS