?Java e filmit shqiptar?, në data 23 janar deri në 2 shkurt solli në Vjenë të Austrisë promovimin e vlerave te krijimtarisë artistike shqiptare, përmes shfaqjes së filmave të ndryshëm shqiptare. Kjo nuk është hera e parë ku Shqipëria prezanton artin filmik në Vjenë. Si drejtuese e Arkivit të filmit , regjisorja Iris Elezi, në Nëntor të vitit 2019 ka promovuar në Vjenë filmin ?Nusja dhe shtetrrethimi? . Vlen për tu përmendur përpjekja, për të promovuar kinemanë Shqiptare të para viteve 90 dhe për të cilësuar vlerat e artit Shqiptar. Këtë vit është rikthyer në Austri për të promovuar sërisht artin filmik shqiptar duke përzgjedhur 10 tituj të njohur. Jo rastësisht janë zgjedhur filma të cilët pasqyrojnë periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi yne.
Nje bashkepunim ky prej nje viti e gjysem midis kuratores franko gjermane Louise Burkart, kineastit shqiptaro-amerikan Thomas Logorecit, ekipit te palodhur te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) dhe Film Archiv Austria, Qendrës Kombëtare Kinematografike, Bunkerfilm+ dhe Ministrisë së Kulturës. Për të treguar edhe më tepër detaje e ftuar në studio ishte drejtoresha e arkivit qëndror shtetëror të filmit, Iris Elezi.