Kosova kremton 12 vjetorin e Pavaresise

RTV KLAN 2020-02-19

Views 0

Me ngritjen e flamurit para objektit të qeverisë së Kosovës ka nisur edhe ceremonia zyrtare e shënimit të 12-vjetorit të pavarësisë. Por ky 12 vjetor ka vënë në pah edhe ndasitë politike ndërmjet udhëheqësve të institucioneve.

Për herë të parë në kazermën ushtarake të FSK-së Adem Jashari organizohen dy ceremoni, njëra për kryeministrin e kryetaren e parlamentit dhe tjetra vetëm për presidentin. Kurti tha se pa ushtri, Kosova është më e dobët, ndërsa foli edhe për idenë e tij për shërbim ushtarak. Tha se prioritet mbetet anëtarësimi në NATO dhe BE, por se për të arritur këtu lidershipi kosovar duhet të bashkohet.

Albin Kurti: Ne e dobësojmë shtetin tonë sa herë që e vendosim vetën para interesave të shtetit. Ne duhet të jemi unik në politikën e jashtme. Do të punojmë që të avancojmë anëtarësimin në NATO dhe BE dhe këto janë prioritet.

Për nder të kësaj dite është organizuar edhe seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani: Sot në përvjetorin e shtetit të Kosovës, të zotohemi se do të mbrojmë çdo pëllëmbë të shtetit tonë, të integritetit territorial dhe të dëshmojmë që 17 Shkurti 2008 është i pakthyeshëm,

Gazetarja, Blerta Dalloshi Berisha: Në 12 vjetorin e pavarësisë, kryeministri Albin Kurti për herë të parë ka vizituar varrin e ish presidentit Ibrahim Rugova. Tha se vlerëson përpjekjet institucionale të Rugovës për liri dhe Pavarësi. Të dy gjithashtu kanë vizituar kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz, vend ky që ka pritur mysafir të shumtë gjatë ditës së sotme.

Ndërsa Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Arkivi i Shqipërisë organizuan ekspozitën ?Kosova në arkivin e shtetit shqiptar?, ku u shfaqën dokumente origjinale që nga periudha e vitit 1912. Ndërsa ?NEWBORN?, këtë vit i kushtohet të gjitha viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form