Kosova shënon gjashtë vjetorin e pavarësisë

alsatmtv 2015-08-21

Views 1

Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6-vjetorin me 106 njohje, por edhe sfidën e përmbylljes së subjektivitetit ndërkombëtar. Në të gjitha qytetet e Kosovës sot po festohet. Obelisku i Pavarësisë së Kosovës 'NEWBORN' u ngjyros me ngjyrat ushtarake, të uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim.
Gjithashtu sot është bërë dhe parada e fundit e Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilat nuk do mbajnë më këtë emër. Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se periudha e konflikteve dhe hasmërive në Ballkan ka përfunduar dhe tani është hapur mundësia e integrimit.

"Pavarësia e Kosovës që mbanë vulën tuaj, qytetarë të Kosovës ka hapur shtegun e mirëkuptimit dhe të marrëveshjeve, ka krijuar mundësinë e qëndrueshmërisë në rajon dhe ndërtimit të marrëdhënieve të reja mes njerëzve, qytetarëve të shteteve të barabarta. Pavarësia e Kosovës është garantuese e paqes stabilitetit dhe sigurisë për gjithë rajonin e Evropës Juglindore", u shpreh Atifete Jahjaga, presidente e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova ka hapur perspektivë të gjithanshme duke shënuar të arritura në planin e brendshme dhe zhvillimit ekonomik por edhe diplomatik.

"Kosova ka përfunduar me sukses mbikëqyrjen e pavarësisë, është bërë anëtare e Bakës Botërore, FMN-së Bankës Evropiane për rindërtim dhe Zhvillim dhe tashmë shteti i Kosovës njihet nga 106 shtete. Kosova ka shënuar progres në përmbushjen e parakushteve për integrime evropiane. Tash është koha të vazhdojmë mëtutje në një kapitull të ri, është koha kur ne duhet ti marrim përgjegjësinë e plotë për shtetin tonë", tha Hashim Thaçi, Kryeministër i Kosovës.

Nën tingujt e himnit të flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, edhe Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne kushtuar 6 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi kujtoi sakrificën e brezave të tërë për liri dhe pavarësi duke përmendur luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, kryeparlamentari Krasniqi dhe liderët e subjekteve politike bënë homazhe të përbashkëta në varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe tek varri ish presidentit Ibrahim Rugova. Qytetarët e Kosovës dhe lidershipin e kanë uruar sot presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha. Presidenti i SHBA-ve Barak Obama përmes një telegrami ka uruar Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga. "SHBA-ja vazhdon ta mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumetnike", thuhet në urimin e presidentit Obama. Festa në Kosovë do të vazhdojë edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Në sheshin e Prishtinës do të mbahen koncerte me emrat më të njohur të estradës. Fishekzjarrët janë lënë për në mbrëmje, para mesnatës. Në vitin e gjashtë të pavarësisë, pavarësisht arritjeve, Kosova qëndro...

Share This Video


Download

  
Report form