Në përfundim të mbledhjes së tryezës me ekspertët për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi politik i PS-së, Damian Gjiknuri tha se palët janë në frymën e bashkëpunimit. Duke u ndalur tek propozimet e PD-së, Gjiknuri tha se do të diskutohet në tryezë të gjithë pikat një e nga një, por jo për kërkesa politike, si qeveri teknike.
"Patëm disa propozime nga PD, edhe për kuotat gjinore dhe disa problematikave që duan të përfshihen në legjislacion, rolin e Policisë, është një dokument pune. Jemi në frymën për të gjetur bashkëpunimin, dhe jo të kërkojmë çdo lloj kërkese të natyrës politike që nuk përbën sens. Këto janë gjëra që duhet t'i shikojmë. Korrupsioni zgjedhor është një vepër penale, do e rishikojmë", tha Gjiknuri.