TIRANË-Ka zgjatur 4 orë mbledhja e Këshillit Politik që nisi në orën 17:00, ku palët kanë arritur të gjejnë konsensus për sistemin e monitorimit të kamerave dhe praninë e policisë në zgjedhje, ndërsa nuk u dakordësuan për identifikimin biometrik dhe emërimin e drejtorit të policisë së shtetit nga një qeveri kujdestare. Qeveria transitore është kusht i opozitës, por i refuzuar prerë nga kryeministri Rama se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.