Rubrika ?Shihemi në gjyq?, në Tv Klan solli ditën e sotme konfliktin midis dy bashkëshortëve, të cilët prej 4 muajsh nuk jetojnë më sëbashku. Shkak për këtë është bërë një debat që Vasilika ka me vëllezërit e saj për një tokë. Sipas Vasilikës, bashkëshorti Guri nuk mbron atë, por vëllezërit e saj dhe prandaj ajo e ka përzënë nga shtëpia.
Problemi i Vasilikës me familjes e saj ka të bëjë me një pronë, që ajo e ka marrë sëbashku me 2 vajzat e saj, por që sipas saj vëllezërit përmes dokumenteve të falsifikuara ia kanë marrë atë.
Në studio, ajo përmend disa emra si të përfshirë në këtë situatë. Zonja Eni Çobani realizoi një lidhje telefonike me njërin prej tyre, dhe ai u shpreh se toka toka po shfrytëzohet nga zonja Vasilika, ajo e ka mbjellë dhe madje një pjesë e ka dhënë me qira.
Por, konfilkti me vëllezërit thellohet edhe më tej sepse Vasilika ngre pretendimin se ata i kanë marrë edhe 2 vajzat nga martesa e mëparshme dhe prej vitesh ajo nuk takohet me to.