KORÇE -- Transferimi nga puna dhe presionet e ushtruara nga drejtoresha e Sigurimeve Shoqërore në Korçë, duket se çuan në vetëvrasjen më mbidozë ilaçesh të 52-vjeçares Brunilda Meka, dy ditë më parë. Është bashkëshorti i saj, Dritoni, i cili hedh këto akuza të drejtëpërdrejta, duke e lidhur vetëvrasje e gruas me urdhrin e drejtoreshës Ana Verushi për ta trasnferuar nga Korça në Ersekë. Ky vendim sipas tij, i shkaktoi Brunildës tronditje të thellë psikologjike në kushtet kur ajo ishte e pamundur nga ana shëndetësore për këtë transferim.
"Kryesore përgjegjës për vdekjen e zonjës sime, Brunilda, e para është drejtoresha, Ana Verushi. Ajo ka dhe një në rolin e ish shefave të kuadrit nga ata të vjetrit, Fatos Zhurka, në bashkëpunim të dy kanë ndikuar në vdekjen e gruas sime. Gruaja ime ka marrë një urdhër i cili e transferonte në Ersekë dhe nga Erskea duhet të shkonte në komunën e Mollasit, a mundet të shkonte ajo nga Korca. Zonja ime u trondit aq shumë sa pësoi gati një infarkt. Ajo ishte me raport. Unë mendoj se duke ditur prejardhjen tonë klasore na internoi përsëri. Mendoj t'i drejtohem organeve të drejtësisë. Meqënëse kjo zonja është përfaqësuese e Partisë Socialiste, nuk do të thotë që e ka fajin e ka partia. Kjo është individë i vecantë që ka carë në mënyrë mafioze duke arrtitur maja duke marrë detyra të cilat nuk i takojnë", u shpreh Meka në një prononcim për mediat.
Driton Meka flet edhe për një letër të cilën Brunilda e kishte lënë para se të kryente aktin e vetëvrasjes.
"Në atë letër me emra nuk bën njeri fajtor, ajo thotë që më morën në qafë dhe unë ja lë zotit".
Madje familjarët e të ndjerës shkojnë edhe më tej kur akuzojnë drejtoreshën e Sigurimeve Shoqërore të Korçës për ofendime dhe presion për ta larguar 52-vjeçaren nga puna.
"Ti mund ta gjesh mënyrën të tërhiqesh vetë nga puna se po se gjete ti do ta gjej unë mënyrën të të tërheq dhe e tërhorqi", shprehet një i afërm.
"Është përzënë me fjalë fyese nga aty. Zhduku plehrë ti që këtu, nuk ke më vend ti të punosh këtu", tha për A1 REPORT një tjetër familjar i të ndjerës.
E njohur me këto akuza, reagoi edhe drejtorja e Sigurimeve Shoqërore të Korçës, Ana Verushi. Ajo shpjegoi se " 52-vjeçarja Bruna Meko nuk është pushuar nga puna nga ky institucion, por thjesht është transferuar në një tjetër detyrë.
Vetëvrasja e 52-vjeçares u pasua edhe me një sërë reagimesh të sferës politike duke akuzuar njëra-tjetrën për shkakun që coi të ndjerën drejt vetëflijimit. Partia Demokratike tha se "përgjegjëse për këtë ngjarje është dyshja Rama-Meta", ç'ka u hodh poshtë si "spekulim me vdekjen" nga deputetja e Ps-së, Olta Xhaçka.