BALLSH-Ka hyrë në ditën e katërt greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Gazetari i Report Tv Kristaq Thano raporton se gjendja shëndetësore e grevistëve është rënduar për shkak të mungesës së ushqimit. 16 punëtorët kërkojnë pagat që sipas tyre kanë 27 muaj që nuk i marrin.
Grevistët janë shprehur se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Grevistët varen nga Uzina e naftës në Ballsh, e cila pas privatizimit ka ndryshuar brenda një kohe të shkurtër shumë pronar.