Vijon publikimi nga ana e Policisë së Shtetit të personave të shpallur në kërkim në botën e krimit.
Bëhet fjalë për tre të kërkuar të tjerë, të dënuar me nga 25 vite burg, për vrasje.
Pjetër Pacani, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 18 janar 2011, pranë një karburanti në autostradën Lezhë-Tiranë, shtetasi Pjetër Pacani ka vrarë me armë zjarri shtetasit N. Z. dhe V. Gj.
Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.
Jak Gjini, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 30 gusht 2003, në fshatin Tresh, Lezhë, shtetasi Jak Gjini ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin P. B. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 25 vite burgim, për veprat penale ?Vrasja me paramendim? dhe ?Armëmbajtja pa leje?.
Besmir Xhebexhia, i dënuar me 25 vjet burgim.
Në datën 22.07.2000, Besmir Xhebexhia ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta, vëllezërit A. N. dhe R. N. dhe ka plagosur rëndë duke i këputur krahun e djathtë, shtetasin H. N. Besmir Xhebexhia është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me 25 vjet burgim, për veprën penale ?Vrasja me dashje?.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Vrasje#TopChannel