I dënuar me 35 vite burg Kostandin Xhuvani i pandehur edhe për përplasjen me armë në Gjirokastër

Report TV 2019-02-10

Views 2

Kostandin Xhuvani, djali i ish-deputetes së PS njëherësh aktores së njohur Luiza Xhuvani që është dënuar me 35 vite burg për masakrën e katëfishtë të ndodhur në shkurt të 2014 në Tiranë, do të përballet me akuza të tjera në gjykatë. Këtë herë Xhuvanit do t'i duhet të udhëtojë në drejtim të Gjirokastrës ku pritet t'i nënshtrohet një procesi penale për akuzën e ?armëmbajtjes pa lejë?. Kjo pasi prokuroria e Gjirokastrës gjatë një hetimi 5 vjeçar, ka arritur të zbulojë se një pistoletë e përdorur nga Xhuvani në një konflikt mes disa të rinj në Gjirokastër i përkiste pikërisht djalit të ish-deputetes, armë me të cilin ai vrau 4 persona Edison Jahon, Enea Xhajn, Arbër Demirajn dhe shtetasin italian Gianpaolo Azzola.

Çështja në ngarkim të Xhuvanit është dërguar që prej ditës së premte në gjykatën e Gjirokastrës për akuzën e ?Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit?, ndërkohë i pandehur për këtë çështje është marë dhe një nga infermierët e spitalit Psikiatrik në Elbasan, Kujtim Budani, i cili rezulton të ketë kryer veprën penale të ?Falsifikimit të dokumentave?. Në fakt ishte vrasja e katërfishtë për të cilën Xhuvani është dënuar me 35 vjet burg riktheu në skenë historinë e kanosjes në Gjirokastër në prill 2014. Kjo dosje penale është hapur dhe mbyllur disa herë nga prokuroria, por këtë herë pas disa verifikimeve të imtësishme, prokuroria ka arritur të zbulojë të gjithë kronologjinë e këtij krimi të ndodhur në Gjirokastër. Kryerja e eskpertizës balistike të armës që përdori Xhuvani në masakrën e katërfishtë në Tiranë me tre gëzhojat e sekuestruara në ngjarjen e Gjirokastrës rezultoi se ishte e njëjtë me armën që u përdor në ngjarjen e 25 prillit të po atij viti në Gjirokastër.

Share This Video


Download

  
Report form