Arrestohet i kërkuari i dënuar me 12 vite burg

RTV KLAN 2017-03-16

Views 4

I kishte mundur t?ia hidhte dënimit për vrasje në shkallën e parë të Gjykatës së Tiranës, ku është dënuar me vetëm dy vite burg, për vrasjen e mbetur në tentativë të dy vëllezërve Gjypi në zonën e Babrrusë. Por Gjykata e Apelit në Tiranë, ktheu vendimin duke dënuar atë me 12 vite burg, për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Për këtë shkak, policia e Tiranës, arrestoi mbrëmjen e sotme, Hergert Citakun 28 vjeç, banues në Babrru.

Sipas policisë, ngjarja për të cilën i kërkuari u arrestua, ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit të vitit 2012, ku pas një grindjeje mes Enver Bitrit, dhe Sokol Gjypit e djemve të tij, Armando e Jetnor Gjypi, Çitaku ka ndërhyrë për të shpëtuar shokun e tij. Pas grindjes, ai është larguar dhe është kthyer me një armë zjarri, duke qëlluar ndaj tavolinës, ku qëndronin dy vëllezërit Gjypi dhe dy miq të tyre.

Nga ngjarja mbetën të plagosur në këmbë dy vëllezërit Gjypi. Pas gjykimit në shkallën e parë, Çitaku, kishte mundur të fitonte lirinë, duke u dënuar vetëm me dy vite burg, për akuzën e vrasjes në kushtet e tronditjes psiqike dhe armëmbajtjes pa leje. Vendimi i shkallës së parë, është ndryshuar nga Gjykata e Apelit. Ajo riklasifikoi veprën penale në vrasje në rrethana cilësuese dhe duke e dënuar përfundimisht të arrestuarin me 12 vite burg.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form