Shkup, 20 fëmijë trajtohen nga sëmundje të ndryshme të kancerit

alsatmtv 2020-02-15

Views 3

Vlera Hashani ka nisur përgatitjet për të festuar ditëlindjen e saj të katërt. Këaj radhe bashkë me shënimin ?Gëzuar Ditëlindjen? në tortën e festës do të qëndroj edhe shënimi ?Lamtumirë Leukemi?, sëmundje me të cilën vogëlushja u përball një kohë të gjatë. Ajo tashmë ka nisur ta marr veten, por qëndron në shtëpi duke respektuar çdo rekomandim të dhënë nga mjekët. Përballja e vajzës me leukeminë ishte periudha më e vështirë për familjen Hashani. Babai i saj, me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve me kancer që u shënua në parkun e qytetit, apelon gjithë prindërit që të marrin seriozisht fëmijët e tyre kur ankohen probleme shëndetësore.

Share This Video


Download

  
Report form