Ora News - Gjashtë fëmijë me leucemi mund të trajtohen falas në Athinë çdo vit

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjashtë fëmijë shqiptarë në vit të diagnostifikuar me leucemi e tumore malinje dhe që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar do të kenë mundësi të trajtohen në Greqi.

Këta fëmijë do të kenë trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

Kjo falë një marrëveshjeje të binjakëzimit të spitalit Anghia Sofia dhe QSUT.

Marrëveshja u firmosur sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu në këtë spital të fondacionit ?Elpida - Marianna V. Vardinoyanis?

?Kjo marrëveshje krijon mundësinë për trajtimin në këtë spital të 6 fëmijëve shqiptarë në vit, të diagnostikuar me leucemi, që kanë nevojë për transplant të palcës ose raste të komplikuara që kanë nevojë për një trajtim më të specializuar?, tha Ministrja Manastirliu, e cila ishte në një vizitë zyrtare në Greqi

Presidentja e Fondacionit Elpida znj. Marianna V.Vardinoyanis garantoi mbështetjen për fëmijët shqiptarë, për trajtimin falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

?Me këtë marrëveshje hapin një erë të re bashkëpunimi mes Greqisë dhe Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka një shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transplant të palcës?, u shpreh presidentja e Fondacionit ?Marianna V. Vardinoyanis?.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjashte-femije-me-leucemi-mund-te-trajtohen-falas-ne-athine-cdo-vit

Share This Video


Download

  
Report form