Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Mynih të Gjermanisë dy letra të shprehjes së interesit, atë për autostrada dhe për hekurudhë, ku të dyja vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.
Presidenti Hashim Thaçi: Është mesazhi më i mirë që rajoni do të ketë më tepër paqe, zhvillim ekonomik, vende të punës atë që i duhet njerëzve në Kosovë, në Serbi dhe tërë Ballkanin Perëndimor.
Aleksandar Vuçiç: Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve.
Ndërsa Grenell ka thënë se marrëveshjet janë nënshshkruar falë direktivave të qarta të Presidentit Donald Trump.
?Tani kemi dy marrëveshje më shumë dhe ajo që unë kam biseduar me të dy Presidentët është që të përqendrohemi sa më shumë në zhvillimin ekonomik?.
Kryeshefi ekzekutiv i hekurudhave të Kosovës, Agron Thaçi, ka thënë se Kosova është e gatshme për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë Leshak-Beograd, ndërsa për linjën tjetër hekurudhore Prishtinë-Merdare-Beograd nevojitet investim i tërësishëm i infrastrukturës hekurudhore.
Linja hekurudhore Prishtinë-Beograd ishte ndërprerë gjatë luftës së fundit në Kosovë, për t?u rifunksionalizuar menjëherë pas luftës deri në Leshak, kufi me Serbinë nën administrimin e UNMIK-ut, për t?u ndërprerë sërish në vitin 2008 kur edhe u shpall Pavarësia e Kosovës.
Tv Klan