#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Egla Harxhi ka lindur në Tiranë në vitin 1991. Pas studimeve në kolegjin turk në vitin 2007, fitoi kurorën e më të bukurës si ?Miss Albania?. Më pas morri pjesë në ?Miss ëorld 2008?.Egla iu përkishtua studimeve për arkitekturë, degë e cila ishte dhe profesioni i mamit të saj, Anila Harxhi. Më pas, Egla do të mbaronte studimet e larta me nota të shkëlqyera dhe më pas do t`i ofrohej mundësia për të punuar në Japoni. Së fundmi ajo ka hapur një studio për profesionin e saj, arkitekturën dhe I është përkushtuar me kohë të plotë. Në studio ajo punon me nënën e saj, Anila Harxhi, arkitekte dhe me një mikun e saj të ngushtë, Armino Faja. Kryesisht, deri më tani punët e saj kanë qenë projekte jashtë Shqipërisë që kanë një filozofi të veçantë të të bërit arkitekturë. Po ashtu, ka bashkëpunimet edhe me nënë e saj në vend. Në prill të vitit 2016 ajo takoi partnerin e saj të jetës, fotografin Jarl Alexandre de Basseville. Egla dhe Alexandre vendosën që të vinin në Shqipëri me disa projekte. Pjesë e marrëdhënies së tyre ishte dhe një tjetër vajzë, modelja shqiptare Alesia. Egla Harxhi deklaroi se ata kishin një marrëdhënie treshe. Bashkëjetesa e tyre ishte aspak e zakontë për vendin tonë. Mediat dhe portalet u mbushën me lajmet për këtë marrëdhënie. Në këtë kohë Egla deklaroi dhe shtatëzaninë e saj ku tha se fëmijën do ta rriste në një marrëdhënie të tillë. Por, gjithçka duket se ndryshoi me ardhjen në jetë të djalit të saj, Luxifer. Marrëdhënia treshe u prish me largimin e Alesias.Në tetor të 2019 Egla Harxhi deklaroi se marrëdhënia e saj me fotografin Jarl Alexandre de Basseville përfundoi po ashtu edhe projektet që të dy flisnin të realizonin për Shqipërinë. Egla u shpreh në një revistë se do ti përkushtohej rritjes së djalit e vetme pa partnerin e saj si dhe profesionit të saj, arkitekturës. Djali i saj Luxifer para një muaji kishte ditëlindjen, ne 6 janar, mbushi 2 vjeç.
WEB: https://tvklan.al/
Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/