Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një zonë pranë prokurorisë së përgjithshme, Arta Marku kreu i akuzës shqiptare, ka nisur nisur jetën e re në kryeqytet. banorët shprehen të pashqetësuar prej zhvendosjes së kreut të akuzës pranë tyre dhe thonë se po të mos ishte për punonjësit e gardës as nuk do të kishin dijeni që jetojnë në një lagje me zonjën Marku. Zonja Marku thonë banorët i përshëndet me mirësjellje kur niset me përpikmëri në oraret e punës.
Prej dy javësh kryeprokuroja Arta Marku është banore e një lagjeje pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë. Pas një vendimi të keshillit të ministrave, për të paguar me 35 mijë lekë qeranë e strehimit për kreun e akuzës, zonja Marku është shpërngulur së bashku me familjen nga pallati modest në Shkodër per të vazhduar modestisht edhe në kryeqytet.
Pallati ku është strehuar ndodhet disa minuta larg godinës së prokurorisë. Banorja e re nuk do të kishte terhequr vemendjen e fqinjeve të tjerë, kryesisht autoktonë Tiranas, nëse nuk do të shoqërohej nga eskorta, dhe nëse nje efektiv i gardës nuk do të qëndronte pergjate 24 orëve ne ruajtje të banesës.
Por banorët thone se pavaresisht se e kanë fqinj kryeprokuoren e Shqipërisë, ky fakt nuk u ka sjelle asnjë ndryshim apo pengesë për jetën e tyre.
E premtja ishte nje dite pune e zakonshme per kreun e ri të akuzës.
Në orën 7.30 eskorta u nis nga prokuroria e pergjithshme ne drejtim te banesës së re të kryeprokurores.
Vërehet se janë të njëjtët efektiv të paraardhësit të saj në detyrë Adriatik Llalla.
Pak minuta pas mbërritjes së tyre Marku zbret për të nisur ditën e zakonshme në vendin e pazakontë të punës duke ruajtur stilin e saj të thjeshtë dhe të qetë. Prania e kamerës së ora neës duket se nuk e shqetëson dhe përshëndet me miresjellje, pavarësisht se prej ditës kur ka marrë detyrën nuk ka pranuar të bëjë asnjë dalje në media.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekskluzivejeta-e-re-e-arta-markut-ora-news-zbulon-banesen-ne-tiran