Kam shkuar në shumë familje, deri në Milano për pajtim gjaqesh. Kam shkuar në shumë familje shqiptare për ndërmjetësim, pajtim. Familja Prenga ka pasur një fatkeqësi, u kanë rrëmbyer një mashkull edhe ka ardhur Anton Prenga bashkë me Pjetër Prengën dhe me një kushëri të vetin tek shtëpia ime. Unë familjen Prenga i kam miq shtëpie. Dhe më kanë thënë Nikoll, rrëmbyesit e vëllaut i kemi në Shkodër prandaj duhet me marrë me ne, shkojmë tek ato familje dhe bisedojmë. Unë kam thënë: Matuni mirë se kur ti shkosh atij tjetrit për të tillë problem duhet me qenë 99% i sigurt. Më thanë që ti i ke patriotë, je prej asaj zone, na kanë thënë se i njeh. I kam thënë Docajt i njoh, jam le e rrit me Docajt, i njoh për familje shumë të mira, janë rritur me halle me probleme. Kemi shkuar tek Lushi, ku u përmendte dfjali i tij Geëntiani. Jemi takuar të 4 bashkë, i kanë kallëzuar se si ka ndodhur puna. I kanë kallëzuar se është përmendur djali jot. Në emër të madhit zot, e të njerëzimit e të burrnisë, e të autoritetit të sedrës që kemi si malësor, bisedo me djalin nëse ka dijeni për këtë punë të na ndihmojë...", thotë Nikoll Shullani.